Politika  “Më lehtë importojmë ministra nga Kosova sesa patate”

 “Më lehtë importojmë ministra nga Kosova sesa patate”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, nuk e ka kursyer ironinë lidhur me ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar.

Duke marrë shkas nga fakti se dy Ministri jo pak të rëndësishme, ajo e Arsimit dhe e Punëve të Jashtme iu besuan dy shqiptarëve nga Kosova, Patozi thotë se Shqipëria e ka më lehtë të importojë Ministra sesa patate, sepse për të parët të paktën nuk paguhen taksa.

Patozi:Më pyeti një mik se si më dukeshin ndryshimet e fundit ne qeveri. – Po çfarë të them unë?- iu përgjigja. Është fakt që për çështjen kombëtare kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara. Falë timonierit, tani nga Kosova është më e lehtë të importosh ministra, se sa të sjellësh në Shqipëri patate (kumpira i thonë në Kukës dhe Prizren).

Sepse për të parët, të paktën nuk na duhet të paguajmë taksa”.