Extra Me mjekër dhe xhinse të shkurtra, në verë Agron Llakaj është thjesht...

Me mjekër dhe xhinse të shkurtra, në verë Agron Llakaj është thjesht gjyshi Goni (FOTO)

Aktori i humorit Agron Llakaj ka nisur pushimet me familjen e tij.

Larg imazhit të kuruar të ekranit, e me look-un tipik të pushimeve, drejtuesi i “Al Pazar” këtë periudhë është thjesht gjyshi Goni!

I veshur casual, me xhinse të shkurtra e atlete, aktori ka postuar në Facebook një foto nga pushimet që siç i konsideron edhe ai vetë janë me shije dashurie.

Duke pozuar me nipin e vogël Teos-in dhe mbesën Adea, gjysh Agroni duket më i lumtur se kurrë e me duart plot.