Extra Me muskuj dhe trup të stërvitur, shikoni si përfundoi atleti pasi u...

Me muskuj dhe trup të stërvitur, shikoni si përfundoi atleti pasi u infektua me Covid-19

Ahmad Ayyad është një atlet që përpara pak kohësh ishte me trup të stërvitur, me muskuj dhe gëzonte shëndet të plotë. Por gjendja e tij fizike ndryshoi tërësisht pasi u infektua me koronavirusin Covid-19.

40-vjeçari ra në koma për 25 ditë dhe luftoi me virusin vdekjeprurës. Ai kishte humbur 27 kilogramë.

“Krahët dhe këmbët më ishin dobësuar. Muskujt e gjoksit ishin zhdukur. Nuk mund ta besoja”.

Ayyad filloi të kishte simptoma të Covid-19 më 11 Mars, disa ditë pasi ishte kthyer nga Florida e Shteteve të Bashkuara. Për shkak se nuk ndihej mirë fizikisht, filloi të pushonte dhe të ushqehej me një lloj supe tradicionale të Lindjes së Mesme. Por asgjë nuk i bëri efekt për të lehtësuar simptomat që kishte.

Më 14 Mars ai bëri testin dhe rezultoi pozitiv me Covid-19. Ahmad u shtrua në spital pasi frymëmarrja e tij u përkeqësua.

Gjendja e tij shëndetësore u rëndua aq sa 40-vjeçari filloi të shkruante për të komunikuar, pasi nuk ishte në gjendje as të fliste për shkak se mbahej në intubim.

Pas disa ditëve trajtim, shëndeti i tij u përmirësua dhe 40-vjeçari po fitonte betejën me koronavirusin. Përfundimisht ai doli nga spitali dhe gjendja e tij shëndetësore monitorohej vazhdimisht.

Ahmad Ayyad tani është duke u rikuperuar për të fituar peshën e mëparshme dhe për të rikthyer fizikun që kishte.

Ai e konsideroi Covid-19 si një virus vrastar dhe përballja me këtë sëmundje ka qenë një nga gjërat më të vështira që i është dashur të durojë.

“Unë sëmurem me grip çdo vit dhe për 2-3 ditë qëndroj në regjim shtrati, por më pas bëhem më mirë. Ky nuk është grip. Njerëzit duhet të tregohen të kujdesshëm dhe ta dinë që kjo mund t’i ndodhë kujtdo”, u shpreh ai.