Aktualitet Më në fund reshje shiu në Shqipëri…

Më në fund reshje shiu në Shqipëri…

Moti me diell do t’ia lërë vendin këtë të enjte rrebesheve të shiut.

Siç bën të ditur shërbimi MeteoAlb, nesër do të ketë rrebeshe shiu ne të gjithë vendin, por ato do të jenë me te dukshme në zonat jugore-juglindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie duke u luhatur nga 9 gradë C mëngjesi deri në 29–30 gradë C mesdita.

Megjithatë në fundjavë pritet sërish përmirësim i kushteve atmosferike duke risjellë kthjellimet në territor.