Politika Me shall të kuq, valle dhe këngë për Enverin, protesta ironike në...

Me shall të kuq, valle dhe këngë për Enverin, protesta ironike në Korçë (VIDEO)

Në Korçë, mbështetësit e opozitës kanë zgjedhur një formë ndryshe për të protestuar kundër zhvillimit të zgjedhjeve këtë të diel.

Të veshur me shall të kuq, që të kujtojnë pionierët në periudhën e diktaturës, si edhe me këngë për Enverin, dhjetëra qytetarët në Korçë kanë dalë në shesh duke kërcyer e mbajtur në dorë pankarta ku shkruhet #edhe unë, një nismë e nisur për bërë thirrje për të mos votuar sot.