Kuriozitete Më shumë se çudi: Gruaja jetoi 99 vite me të gjitha organet...

Më shumë se çudi: Gruaja jetoi 99 vite me të gjitha organet mbrapsht!

Një grua amerikane nga Oregoni kishte arritur të shënoj ditëlindjen e 99-të, pavarësisht se të gjitha organet e saj ishin të vendosura në vend të gabuar.

Për më tepër, ajo nuk e kishte ditur kurrë se përballet me të tilla probleme.

Zonja Rose Marie Bentley vdiq në vitin 2017, dhe trupi i saj shkoi për hulumtime shkencore që po përpiqen ta kuptojnë këtë fenomen të rrallë.

Kur studentët e Universitetit Shkencor- Mjekësor të Oregonit e përdorën kufomën e saj për të bërë eksperimentet rutinë të mësimeve të anatomisë, ata zbuluan se ajo ishte një person plotësisht normal, pavarësisht se kishte vuajtur nga një sëmundje shumë e rrallë, ku organet janë të vendosura në pozicione plotësisht të kundërta.

“Mendova se na kishin bërë ndonjë rreng në mënyrë që ne t’i vendosnim organet si duhet”, thotë Cam Walker, profesor asistent profesor në Universitetin Shkencor dhe Mjekësor të Oregonit.

Warren Nielsen, një student i ri nga Oregoni, ishte njëri prej studentëve që punuan në rastin e zonjës Bentley.

“Ishte e jashtëzakonshme”, thotë ai. “Ne jemi mësuar vetëm me anatominë normale, por mund të na shfaqen ndryshime anatomike. Po habitem si ka mundur të jetoj aq gjatë.”

Zonja Bentley dhe burri i saj kishin pesë fëmijë dhe punonin në një fermë në qytetin e Molalla.

Ajo dhe i shoqi kishin vendosur që të jepnin donacion kufomat e tyre për hulumtime shkencore.

Edhe fëmijët e saj u habitën mjaft shumë, madje menduan se ishte qesharake kur zbuluan se e ëma kishte këtë çrregullim të rrallë.

Kjo zhvendosje e organeve është prezente në 1 në 500 milion njerëz, ndërsa shumë prej tyre nuk mund ta përballojnë këtë çrregullim anatomik.