Aktualitet “Më tha Djalli që ta vras”, çfarë deklaroi 40-vjeçari grek që ekzekutoi...

“Më tha Djalli që ta vras”, çfarë deklaroi 40-vjeçari grek që ekzekutoi punëtorin shqiptar

Një 40-vjeçar grek që akuzohet për vrasjen e punëtorit shqiptar një vit më parë në Greqi duket se po shfaq probleme të shëndetit mendor. Në dosjen hetimore të autoriteteve greke, thuhet se gjatë marrjes në pyetje, autori është shprehur se “djalli i kishte thënë që të vriste shqiptarin”.

Ai ka pohuar vrasjen duke deklaruar se “më tha djalli që ta vrisja”, raporton gazeta greke ‘Protothema’.

Ngjarja e rëndë ndodhi para një viti në Kavala të Greqisë, ku 58-vjeçari shqiptar punonte në ullishte. Dyshohet se autori 40-vjeçar e kishte punësuar shqiptarin për të mbledhur ullinj. Pasi e çoi në një fushë për të punuar, aty e ekzekutoi me gjakftohtësi. Më pas u arratis në Selanik.

Hetuesit grekë mbërritën në gjurmët e 40-vjeçarit pas ekzaminimeve balistike të plumbit me të cilin ishte vrarë shqiptari.

Një ngjarje e ngjashme kishte ndodhur edhe në Selanik pas vrasjes së shqiptarit, dhe nga hetimet rezultoi se edhe në këtë rast ishte 40-vjeçari që kishte qëlluar me armë. Sërish ai pretendoi se kishte vepruar me kërkesë të “djallit”.

Sipas raportit, autori vuan nga probleme serioze të shëndetit mendor.