Aktualitet Medaljen e Artë të Mirënjohjes për ekipet e huaja të kërkim-shpëtimit

Medaljen e Artë të Mirënjohjes për ekipet e huaja të kërkim-shpëtimit

Kryeministri Edi Rama ka dekoruar Medaljen e Artë të Mirënjohjes ekipet e huaja që ndihmuan në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit.

Ai ua dorëzoi dekoratat personalisht ambasadorëve të huaj, të akredituar në vendin tonë, në një takim të mbajtur në Pallatin e Brigadave.

Në fjalën e tij, Kryeministri e quajti si histori solidariteti përfshirjen e të gjithë forcave nga të gjitha vendet e rajonit, BE, por dhe SHBA, në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Ai i falenderoi ambasadorët për kontributin e jashtëzakonshëm për përballimin e gjendjes së jashtëzakonshme. Kryeministri i njohu me planin e rindërtimit dhe tha se pa ndihmën e këtyre vendeve do të jetë i pamundur që ky proces të bëhet vetëm me buxhetin e shtetit.