Politika Mediat greke: “Bomba e Ramës” për çështjen çame

Mediat greke: “Bomba e Ramës” për çështjen çame

“Bomba e Ramës” shkruajnë mediat greke për intervistën e kryeministrit në Vizion Plus në emisionin Real Story të gazetarit Sokol Balla mbrëmjen e të enjtes.

Në titujt kryesorë citohet kryeministri për diskutimin në tryezë të çështjes çame dhe ngritjen e një përkujtimoreje ne Greqi.

Sipas gazetës Eleftheros Tipos, kryeministri është shprehur se çështja çame cilësohet si një nga më problematiket ne negociatat e vështira me Greqinë.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se shefi i qeverisë shqiptare ka përgënjeshtruar ministrin e jashtëm grek Nikos Kotzias, i cili ishte shprehur se çështja çame nuk ekziston.

Shtypi i shkruar thekson se Rama ka pohuar se janë në procedurë diskutimi dhe bëhet fjalë për lëvizje shahu ne fushën diplomatike.

Duke iu referua intervistës në ekranin e Vizon Plus, Rama citohet të ketë thëne se kryediplomati grek e ka dëgjuar gabim, por pala shqiptare kërkoi me forcë diskutimin në tryezë për Çamërinë.

Mesa duket kjo është e vetmja çështje që shqetëson mediat përtej kufirit, ndërsa nuk kane përmendur deklaratat për kufirin detar, apo heqjen e ligjit të luftës.