Kryesore Mediat greke: Një biznesmen shqiptar i naftës, “truri” i rrjetit ndërkombëtar të...

Mediat greke: Një biznesmen shqiptar i naftës, “truri” i rrjetit ndërkombëtar të kokainës

Një shqiptar rezulton të jetë “truri” i rrjetit ndërkombëtar të drogës që u shkatërrua nga policia greke, i cili është arrestuar së bashku me biznesmenin grek dhe dy shtetas të tjerë shqiptarë.

Gazeta greke “Espresso” shkruan se shqiptari u arrestua në Trikalla gjatë një operacion anti-drogë të zhvilluar të mërkurën e kaluar.

“Truri i qarkut ndërkombëtar, gjithashtu i arrestuar në Trikala, thuhet se është një nga njerëzit më të pasur të Shqipërisë, i përfshirë në biznesin e transportit të gazit natyror dhe naftës, me disa aktivitete në shumicën e vendeve të Ballkanit, Turqi, Izrael dhe Katar”, shkruan kjo gazetë.

Po kështu, biznesmeni grek Thanasis Karatzounis që ra në prangat e policisë ka qenë President i klubit të futbollit të Larisas dhe pronar i disa bizneseve të tjera.

“Ky biznesmen më i njohuri në Larisa, i cili ka lidhje me një ish-ministër dhe është nga njerëzit më të pasur të Shqipërisë, ra gjithashtu në ‘rrjetën’ e policisë”, raporton “Espresso”.

Në shtëpinë e biznesmenit grek u gjetën 10 kg kokainë dhe 100 mijë Euro cash, ndërsa pjesa tjetër prej 10 kg kokainë u gjet në pronën e njërit prej shqiptarëve të arrestuar.

Kokaina e sekuestruar ishte paketuar me një logo të “PlayBoy” dhe kishte ardhur direkt nga Kolumbia, konkretisht nga karteli i drogës “Cali”, thonë burimet e gazetës greke “Espresso”.

Vlera e 1 gr kokainë i kalonte 100 Euro