Kryesore Mediat ndërkombëtare pasqyrojnë protestën në Tiranë

Mediat ndërkombëtare pasqyrojnë protestën në Tiranë

Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar gjerësisht protestën e djeshme të opozitës.

Rëndësi iu është dhënë pamjeve, ku fotografitë që kapnin çastin e shpërthimit të shisheve molotov ishin nga më të ndjekurat në portalet e “gjigandëve” si BBC dhe la Repubblica.

Prestigjiozja Washington Post bën një përmbledhje të ngjarjeve por projektohet në ditët në vijim, dukë nënvizuar protestën e sotme përballë Drejtorisë së Policisë dhe atë më e madhe të ditës së hënë në të njëjtën orë si ajo e djeshmja, pra 18.30.

Washington Post e cilësoi protestën e djeshme si të ”dhunshme”, por nënvizoi edhe përdorimin e gazit lotsjellës nga ana e forcave të rendit.