Extra Megan po përdor fëmijën për testimin e durimit mbretëror?

Megan po përdor fëmijën për testimin e durimit mbretëror?

Megan, bashkëshortja e princit Harry, e cila është lavdëruar pasi ka sjellë një frymë të re në familjen mbretërore, po bëhet gati të testojë limitin se sa mund të ndryshohet institucioni i nderuar me lindjen e fëmijës së tyre të parë.

Me stilin e saj modern, kalifornian, feminist dhe ekologjik, ish-aktorja amerikane, 37 vjeçe, nuk mund të mohohet që i ka ndryshuar pak zakonet e shtëpisë Windsor, që nga martesa e saj luksoze me Harryn, nipin e mbretëreshës Elizabeth II, më 19 maj 2018.

Por, viti i kaluar ka treguar se mund të jetë pak e vështirë për dukeshën e Sussex të përputhë dëshirat e saj me interesat e familjes mbretërore, e cila duhet të jetë simbol i stabilitetit dhe moralit.

Lindja në pritje e bebes mbretërore, që do të zërë vendin e shtatë në radhë për fronin britanik, rrezikon t’i ndërlikojë më shumë gjërat.

Megan tashmë ka tërhequr një valë kritikash për “baby shower”-in e kushtueshëm, një festë të organizuar nga mamaja e ardhme me mikeshat e saj, në Nju Jork, në të cilën kishte shkuar me avion privat.

Kostoja e gjithë kësaj 350 000 dollarë, sipas medieve britanike.

“Rregulli numër një është që të mos ua tregojë britanikëve pasurinë e saj”, tha gazetari dhe prezantuesi i televizionit, Piers Morgan.

Dukesha e bollëkut

Pallati Buckingham pagoi faturën për publikimin e gabuar në Twitter i cili thoshte se “73% e familjeve më të varfra nuk kishin gjithmonë mundësi të ushqenin fëmijët e tyre gjatë pushimeve shkollore”.

Nuk u desh shumë që të vërshonin reagimet kritikuese në rrjetet sociale: “Ndoshta mund t’i kërkoni ”dukeshës së bollëkut” +duchesse de l’Excès+ (lojë fjalësh me titullin real të Megan, dukeshë e Sussex) të paguajë me një pjesë të garderobës së saj?” reagoi dikush në Twitter me emrin ”OK”.

Një zëdhënësi të familjes mbretërore iu desh që të bënte një deklaratë jo të zakonshme pasi revista ”Vanity Fair” kishte konfirmuar se Megan kishte dëshirë edukonte fëmijën e saj me principin e neutralitetit gjinor.

Kësaj i shtohen marrëdhëniet jo gjithmonë të hapura me mbretëreshën Elizabeth II, e cila nuk e kishte pëlqyer shumë faktin se Megan kishte kërkuar t’i merrte hua një nga kurorat e koleksionit mbretëror për dasmën e saj.

“Ajo do të marrë kurorën që do t’i jap unë”, i kishte thënë mbretëresha nipit të saj Harryt, sipas ”Daily Mail”.

Elizabeth kishte informuar personalisht edhe princin William, vëllain e Harryt, për vendimin e saj që të mos lejonte Megan të përdorë bizhuteritë e koleksionit të famshëm, sipas “The Sun”.

Kjo gjë tensionon më shumë marrëdhënien mes dy çifteve, Megan dhe Kate, kunata e saj, më tradicionale, me të cilën kishte tashmë marrëdhënie të ndërlikuara, sipas shtypit të specializuar në familjen mbretërore.

Një lindje normale

Ndryshe nga Kate, Megan ka zgjedhur të mos lindë në dhomat private shumë luksoze “Lindo” të spitalit St Mary në Londër, pasi preferon një ambient me intim, konfirmoi “The Sun”.

”Ajo dëshiron një lindje normale dhe natyrale që të njohë beben e saj, pa u kuruar nga këmba te koka vetëm për foto sapo të dalë nga spitali”, deklaroi një burim për gazetën.

Megan dhe Harry do ta rrisin fëmijën e tyre në Frogmore Cottage, në kështjellën Windsor, rreth 30 kilometra në perëndim të kryeqytetit britanik. Ndërtesa e shekullit XIX, me dy kate, me një fasadë të stukuar dhe parapetuar, ka pësuar një rinovim prej 3,5 milionë euro.

”Për dekorimin e dhomës së fëmijës, Meghan dëshiron të përdorë bojë vegan të përzier me vaj eukalipti”, sipas ”Daily Mail”.

”Dukesha ka zbuluar kohët e fundit në një dyqan të shtrenjtë që ofron zgjidhje homeopatike për mamatë e reja”, raporton tabloidi.

Mes të tjerash ajo kishte bindur Harryn që të hante më pak mish dhe të merrte pjesë në regjimin e saj vegjetarian gjatë javës.

Zgjedhje që duket se tregojnë influencën e mamasë së saj, Doria Ragland, të cilën ajo e përshkruan si një mësuese joge antikomformiste. /Nga James Pheby/AFP