Extra Melania nuk ecën, Trevon nuk shikon! Së bashku ngjisin malet (Fotot)

Melania nuk ecën, Trevon nuk shikon! Së bashku ngjisin malet (Fotot)

Melania dhe Trevor janë nga Kolorado dhe të përbashkët kanë pasionin për aktivitetet në ajër të pastër.

U takuan rastësisht gjatë një stërvitjeje dhe prej atëherë nuk ndahen, kanë vijuar aventurat duke u ngjitur edhe në male.

Melanie Knecht ka 29 vjeç dhe është prekur nga një defekt i lindur në shtyllën kurrizore dhe që në lindje ka ecur në karrige me rrota.

Trevor Hahn është 42 vjeç dhe prej 5 vitesh humbi shikimin për shkak të një glaucome. Së bashku kanë nisur ekskursionet në male. Trevor e mban në shpinë Melanian.

“Ai ka këmbët, unë sytë dhe boom! Së bashku bëjmë një skuadër ëndrrash” shpjegon 29 vjeçarja.

Të dy kanë një faqe instagrami ku publikojnë aventurat e tyre dhe aty kanë deklaruar se sfida e radhës do të jetë të ngjisin një mal mbi 4 mijë metra të lartë.