Bota Melania Trump u quajt “Rapunzel” nga Shërbimi Sekret sepse nuk dilte pothuajse...

Melania Trump u quajt “Rapunzel” nga Shërbimi Sekret sepse nuk dilte pothuajse kurrë nga Shtëpia e Bardhë

Një ish-sekretare për shtypin në Shtëpinë e Bardhë pritet të publikojë së shpejti librin e saj të kujtimeve rreth ditës së saj të punës nën administratën Trump.

Libri titullohet ‘I’ll Take Your Questions Now: What I Saw at the Trump White House,’ dhe është shkruajtur nga ish-zyrtarja, Stephanie Grisham.

Mes kujtimeve, ajo i ka kushtuar një vend të veçantë dhe ish-Zonjës së Parë, Melania Trump.

Sipas Grisham, agjentët e shërbimit sekret i kishin vendosur Melanisë nofkën “Rapunzel”, si personazhi shumë i dashur nga fëmijët, pasi ajo nuk largohej pothuajse asnjëherë nga Shtëpia e Bardhë.

Shumë agjentë, shkruan Grisham, kërkonin që të ishin në shërbim të ish-Zonjës së Parë, pasi duke qenë se ajo nuk lëvizte shumë, i bënte ata të kishin më shumë kohë të kalonin me familjet e tyre.

Melania, thuhet se rrinte me prindërit e saj dhe djalin Baron dhe punonte shumë për një album me foto, saqë Grisham e cilëson atë si një fëmijë të dytë.

Ajo shkruan se për bërjen e një fotoje, ndërsa priste një shirit përurimi, zonja Trump qëndroi për më shumë se 2 orë duke pozuar.

Në një fragment tjetër nga libri i Grisham, ish-ndihmësja e Melania pohon se ish-Zonja e Parë eci krah për krah me një ushtarak të pashëm ndërsa shkonte në ceremoninë e Unionit të Shtetit  në vitin 2018, pasi u shfaqën akuzat se Donald i pagoi Stormy Daniels para fshehurazi.

Një detaj interesant thuhet edhe për marrëdhënien e Melania dhe Ivanka ku me tyre kishte një armiqësi të dukshme edhe pse në publik arritën ta menaxhonin mirë.

Melania nuk e duronte dot faktin që Ivanka vdiste të sillej si Zonjë e Parë. Në librin e saj do të përmendet edhe gjendja emocionale e Melanisë ku thuhet se u tërbua pas lajmeve se Donald Trump e kishte tradhtuar dhe kishte abuzuar seksualisht më disa gra.

“Unë nuk dua të jem si Hillary Clinton që shtrëngoi duart me Bill pas skandalit të tij me Monica Lewinsky-n”, i kishte thënë Melania punonjëses së saj.