Shëndet Memorie të keqe? Ka një arsye…

Memorie të keqe? Ka një arsye…

Truri mund të kujtojë apo harrojë me një komandë.

Dhe kontrolli i këtij procesi varet nga mekanizmi që konsolidon kujtimet.

Studimi i Universitetit Amerikan të Texas në Austin është bazuar mbi teknikat e diagnostikimit përmes imazheve, të tilla si rezonanca magnetike funksionale.

Studimit i janë nënshtruar një grup vullnetarësh, të cilëve u është kërkuar të kujtojnë imazhe të lidhura me skena apo fytyra të panjohura.

Rezultoi se kujtimet e një përvoje të padëshiruar sjellin një nevojë për t’i harruar ato.

Kjo sipas ekspertëve tregon ekzistencën e një lidhjeje mes kontrollit të vullnetshëm dhe fatit të kujtimeve.

Pra të dyja proceset, si ai i kujtesë edhe i harresës, varen nga mekanizmi që kontrollon kujtimet në tru.