Sport Memushaj: Jemi të zhgënjyer, nuk e merituam humbjen

Memushaj: Jemi të zhgënjyer, nuk e merituam humbjen

Nuk e fshehu zhgënjimin për humbjen minimale në Stamboll, kapiteni i kuqezinjve Ledian Memushaj, që në intervistën e dhënë për Supersport pranoi se mënyra se si erdhi kjo disfatë, solli mërzitje te të gjithë futbollistët.

Luani mirë dhe krijoni shukmë mundësi, por humbni me një gabim në fund. Sa keqardhje ka?

Më vjen shumë keq, pasi besoj se nuk e meritonim humbjen. E dinim që ishte e vështirë, por luajtëm shumë mirë dhe patëm rastet tona, që nuk i shfrytëzuam siç duhet.

Çfarë mund të bënit më mirë në këtë përballje?

Duhet të bënim më mirë me pasimin e fundit, por edhe rastet që krijuam, megjithatë mendoj se barazimi do ishte rezultati më i drejtë. Megjithatë më vjen shumë keq që humbëm në këtë mënyrë, me një gol të pësuar në fund.