Kuriozitete Mendoi se i kishin grabitur shtëpinë, por shkatërrimi i gjithçkaje erdhi nga...

Mendoi se i kishin grabitur shtëpinë, por shkatërrimi i gjithçkaje erdhi nga qeni

51-vjeçarja Vickie Shelton, 51 vjeç, nga Benton, Tenesi e gjeti shtëpinë e saj të shkatërruar më 24 prill.

Mendimi i saj i parë është se kishin tentuar t’i vidhnin banesën, por shpejt kuptoi se qeni i saj kishte prishur shtratin dhe kishte thyer derën.

“Fillimisht besova se na kishin grabitur, por pastaj pashë Bo-në duke tundur bishtin. Aty e kuptova se ai ishte përgjegjësi i masakrës. Më zuri paniku sepse mendova se kishte prerë gojën, prandaj e çova direkt te veterineri. Por ai ishte plotësisht mirë”, u shpreh Shelton.

Megjithatë, veterineri e diagnostikoi Bo-në si një qen që vuante nga ankthi i rëndë dhe i dha atij ilaçe, të cilat kanë përmirësuar ndjeshëm sjelljen e tij.

Fotografitë e telasheve të Bo u bënë virale, pasi Vickie i ndau ato në internet.

“Nuk mund ta imagjinoj jetën pa të. Ai patjetër që ka personalitetin e tij unik, por unë nuk do ta këmbeja atë për botën”, shton Shelton.