Kryesore Mendon gjithnjë Mbappé, Franca mund 2-1 Danimarkën dhe është skuadra e parë...

Mendon gjithnjë Mbappé, Franca mund 2-1 Danimarkën dhe është skuadra e parë që kualifikohet  

Pas goleadës me Australinë, Franca mund 2-1 Danimarkën dhe tashmë është e kualifikuar. Heroi i ditës është i zakonshmi Mbappé, autor i një dopiete. Danezët luajtën mirë dhe reaguan mirë pas golit të parë të Francës, po iu desh t’i dorëzoheshin lojtarit më të mirë të Katar 2022.

Ndeshja

Pjesa e parë e kësaj përballjeje, u mbyll pa gola, me Mbappé-n që shënoi golin e parë të kësaj sfide në minutën e 61’.

Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja anët dhe Christensen i dha barazimin Danimarkës në minutën e 68’.

Megjithatë “gjelat” mundën të siguronin avantazhin për herë të dytë dhe njëkohësisht të merrnin fitoren në minutën e 86’, me Mbappé që realizoi golin e dytë për ekipin dhe po ashtu golin e dytë personal.

Pas takimit të dytë të fazës së grupeve të Botërorit që u mbyll me rezultatin 2-1, Franca kryeson Grupin D me 6 pikë, teksa Danimarka qëndron në vend të tretë me 1 pikë.

Vendi i dytë mbahet nga Australia që ka tre pikë, ndërsa Tunizia qëndron në fund me një pikë.