Shëndet Mënyra për të humbur peshë në pak kohë, duke qëndruar ulur

Mënyra për të humbur peshë në pak kohë, duke qëndruar ulur

 Është folur shumë shpesh për dobësimin nëpërmjet dietave dhe ushtrimeve fizike, por asnjëherë për atë duke qëndruar ulur! Mbase ju duket shumë e çuditshme, por ekzistojnë vërtet disa mënyra për të humbur peshë duke qëndruar ulur gjatë punës. Rezultatet do të jenë të shkëlqyeshme nëse i ndiqni me përpikëri

Kur bëhet fjalë për të humbur ndonjë kile më shumë, të gjithë mendojnë për aktivitetin e fortë dhe të vazhdueshëm fizik. Por mbase për ju mund të jetë e pamundur që t’u dedikoheni ushtrimeve fizike, qoftë edhe për mungesë kohe. Ndërkohë, llogaritë duhen bërë mirë ndaj një jete sedentare.

Si t’ia bëni atëherë? Edhe pse mund t’ju duket e pabesueshme, ju mund t’ia dilni të qëndroni në formë edhe duke qëndruar ulur. Do t’ju rrëfejmë të gjitha strategjitë që mund të ndiqni. Mjaftojnë pak minuta në ditë, për të pasur një fizik perfekt, ndërkohë që qëndroni të ulur në tryezë.

  1. Mbajeni të ulët temperaturën e ambientit

I ftohti është një sistem i mirë për ta ndihmuar trupin që të djegë më shumë kalori të nevojshme për t’u ngrohur. Në këtë mënyrë ju mund të përfitoni nga rasti për t’u dobësuar. Ja përse është e rëndësishme që të bëni këtë zgjedhje në ambientit në të cilin kaloni një pjesë të madhe të ditës.

  1. Pini shumë ujë

Uji i sjell shumë të mira organizmit. Jo vetëm që e lehtëson nga toksinat e tepërta, por luan një rol të rëndësishëm në ngopje, pra në uljen e ndjenjës së urisë.

  1. Trajnoni muskujt

Edhe pse ulur në tryezën e punës, ekziston një mënyrë për të trajnuar lehtësisht muskujt e trupit. Në veçanti mund të përfitoni muskuj të tonifikuar, duke përmbushur ndonjë lëvizje të veçantë. Mjafton që të uleni në karrige dhe të mbështeteni me të gjithë peshën e trupit. Shtyni njërën këmbë mbrapa derisa të ndieni një tërheqje muskulore, sidomos te të pasmet. Përsëritni të njëjtën gjë me këmbën tjetër.

  1. Qeshni shumë

Nga studime të ndryshme shkencore është provuar se të qeshurit ndikon në frekuencën kardiake dhe vepron te metabolizmi, duke e stimuluar dhe duke e bërë më të shpejtë. Kështu që përfitoni nga ndonjë moment pushimi, për të qeshur me kolegët e punës. Do t’ju bëjë me siguri shumë mirë!

  1. Mbajini krahët në lëvizje

Një fizik perfekt duhet trajnuar në të gjitha pjesët e tij. Mund të veproni te krahët tuaj me ndonjë zgjuarsi të vogël. Uluni me shpinën të kthyer drejt tryezës, mbështetni pëllëmbët mbi të dhe rrëshqitni këmbët përpara. Bëjeni peshën e trupit tuaj që të bjerë te duart dhe te këmbët.

  1. Bëni kujdes me vaktet e vogla apo me ato të ndërmjetmet

Mos ndoshta vakti pas mëngjesit ose pasdite ju jep një karikim të duhur për të vazhduar punën? Mos hiqni dorë nga ai, por përpiquni që të qëndroni sa më larg makinetës së snacks-ve, që ndonjëherë përmban ushqime apo produkte me shumë kalori. Më mirë merrni me vete ndonjë frutë, qoftë edhe një mollë.

  1. Punoni me muskujt e barkut

Qëndroni ulur me shpinën drejt, por mos u mbështesni në karrige. Njëkohësisht mbajini këmbët pezull, të ngritura rreth 20 cm nga toka. Mbani këtë qëndrim për pak kohë dhe më pas përsëriteni. Bëhet fjalë për një strategji shumë efikase, për të stërvitur muskujt e barkut.