Bota Merkel, batuta me një gazetar: E vërteta e maskës sime

Merkel, batuta me një gazetar: E vërteta e maskës sime

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se asnjëherë nuk është parë me një maskë mbrojtëse sepse, edhe pse e vesh atë kur blen ushqime, ajo nuk e tregon vendin se kush shkon për të bërë pazar.

Ishte kjo një shaka e saj në përgjigje të komentit të një gazetari gjerman se ajo kurrë nuk ishte parë me maskë mbrojtëse gjatë pandemisë COVID-19.

“Nëse i ndjek rregullat në lidhje me mbajtjen në distancë, nuk duhet të vesh maskë. Por kur nuk i ndjek, si për shembull kur shkoj në pazar, atëherë padyshim që mbaj maskë. Çështja është se ne nuk kemi hyrë kurrë bashkë (në supermarket), përndryshe ju mund të më shihnit me maskë”, tha Merkel në një konferencë të përbashkët shtypi në Berlin me Presidentin Francez Emmanuel Macron.

Merkel, me një buzëqeshje, i tha reporterit se ajo nuk do t’i zbulonte atij se ku po shkonte për të bërë pazar.