Kryesore Merkel befason me arsyen pse Gjermania po dështon në krizën e COVID

Merkel befason me arsyen pse Gjermania po dështon në krizën e COVID

Kancelarja gjermane Angela Merkel vlerësoi se vështirësitë me të cilat po përballet vendi i saj gjatë pandemisë, nga zbatimi i ngadaltë i vaksinimit deri në heqjen dhe rivendosjen e rregulloreve të bllokimit, duke thënë se janë pasojë e “perfeksionizmit” gjerman dhe kërkoi fleksibilitet më të madh në zgjidhjen e krizës.

Në një intervistë televizive me televizionin publik ARD të dielën vonë, Merkel pranoi se qeveria e saj kishte bërë gabime, përfshirë planet në lidhje me një bllokim gjatë Pashkëve, njoftoi AFP.

“Ndoshta kemi qenë dikur perfeksionistë të shkëlqyeshëm dhe duam të bëjmë gjithçka siç duhet, sepse sigurisht kush bën një gabim gjithmonë përballet me shumë kritika publike. Por gjithashtu duhet të ketë fleksibilitet. Kjo është një tipar për të cilin ne si gjermanë duhet të mësojmë pak më shumë, përveç prirjes sonë drejt perfeksionizmit”, tha ajo.

Kancelarja gjermane gjithashtu shprehu zhgënjimin për veprimet e disa prej guvernatorëve të shteteve gjermane, përfshirë anëtarët e partisë së saj, të cilët kundërshtuan futjen e kufizimeve më të rrepta për të cilat ishte rënë dakord më parë.

“Tani duhet të aplikojmë shumë seriozisht masat e duhura. Disa rajone po ata e bëjnë, të tjerët akoma jo”, tha kancelarja

Merkel, e cila nuk do të kandidojë për një mandat të ri të pestë në zgjedhjet parlamentare në shtator, tha se e mbajti premtimin e saj se çdo qytetari të rritur do t’i ofrohej vaksina deri në fund të verës dhe vuri në dukje se Gjermania ka një performancë të mirë në krahasim me fqinjët e saj.

Si shembull, ajo përmendi nevojën që mjekët në qendrat e vaksinimit të kenë përgatitur listat e njerëzve të gatshëm për të marrë vaksinat e mbetura në fund të ditës.

Deri më tani, Gjermania ka vaksinuar shumë më pak njerëz sesa Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Merkel, qeveria e së cilës po humbet mbështetjen sipas sondazheve të reja, u bëri thirrje bashkatdhetarëve të saj që të mos pushtohen nga dëshpërimi.

“Ne kemi një situatë të vështirë. Por shikoni fqinjët tanë. Me përjashtim të Danimarkës, ata po luftojnë me të njëjtat probleme, pjesërisht nga një pozicion shumë më i vështirë”, tha Merkel.

Ajo shtoi se gjermanët duhet “të tregojnë pak më shumë guxim dhe forcë”.