Bota Merkel: Deri tani Gjermania e ka kaluar testin e koronavirusit

Merkel: Deri tani Gjermania e ka kaluar testin e koronavirusit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se deri tani Gjermania e ka kaluar testin e koronavirusit, por shtoi se nevojitet ende shumë punë për të frenuar përhapjen e COVID-19.

“Deri tani e kemi kaluar këtë test mjaft mirë. Pjesa më e madhe e qytetarëve në vendin tonë kanë vepruar me kujdes, arsye dhe përgjegjësi ndaj të tjerëve”, theksoi Merkel.

Kancelarja konservatore deklaroi se shpresonte që lehtësimi i mëtejshëm i kufizimeve të koronavirusit do të ishte i mundur në kohën e duhur, por ajo ka besim se qytetarët do të vazhdojnë të veprojnë me përgjegjësi.

Megjithëse Gjermania ka patur numër të madh rastesh me koronavirus, numri i viktimave  mbetet relativisht i ulët. Numri i rasteve të reja ka rënë ndjeshëm pasi qeveria e Merkel aplikoi një sërë kufizimesh në muajin mars.