Kryesore Merkel: Është shumë herët për zbutje të masave

Merkel: Është shumë herët për zbutje të masave

Kancelarja gjermane Angela Merkel, deklaroi se është shumë herët për zbutjen e masave të vendosura me qëllim që të parandalohet përhapja e koronavirusit të ri, duke shtuar se qeveria e saj nuk mund të përcaktojë për momentin datën se kur ato do të lehtësohen.

Në pyetjen se kur Gjermania do të fillojë t’i zbusë masat, duke pasur parasysh se Austria sot e paralajmëroi planin e vet, Merkel u përgjigj ”se Austria gjatë tërë krizës ka qenë pak para Gjermanisë”.

Kancelarja gjermane sqaroi se që të miratohet vendimi për zbutjen e masave, nevojitet të përmbushen disa kritere, mes të cilave është shkalla e riprodhimit të virusit, si dhe “koha për rritje të dyfishtë të numrit të të infektuarve”.

“Bëmë një hap përpara në krizë, ndërsa për zbutje të masave është shumë herët”, deklaroi Merkel, duke shtuar se Gjermania gjithsesi do t’i kthehet “jetës normale”, sapo këtë ta lejojë situata shëndetësore.