Kryesore Merkel: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në interes të BE-së

Merkel: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në interes të BE-së

Kancelarja gjermane, Angela Merkel bëri thirrje për një zgjerim të BE-së në drejtim të Ballkanit Perëndimor gjatë samitit të Procesit të Berlinit që u zhvillua të premten në Poznan.

“Aderimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është në interes të Unionit dhe BE-ja ka një përgjegjësi strategjike në këtë drejtim”, tha ajo gjatë një konference për shtyp në Poznan, Poloni.

“Nëse shihni hartën, Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga shtetet anëtare të BE-së”, vazhdoi Merkel.

“Kjo do të thotë se kemi një përgjegjësi strategjike, në interesin tonë”, theksoi kancerlajra gjermane.

Samiti është organizuar në kuadër të të ashtuquajturit Procesi i Berlinit, një iniciativë e filluar nga Gjermania në vitin 2014 që synon të mbështesë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.