Bota Merkel: Ja cila do të jetë karriera ime kur të mos jem...

Merkel: Ja cila do të jetë karriera ime kur të mos jem më kancelare

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka lënë të kuptohet se ajo mund të kthehet në karrierën e saj akademike në fund të mandatit aktual të saj 2021.

“Të gjitha kolegjet që kanë dhënë doktoraturat e mia të nderit mund të presin nga unë një telefonatë kur unë të mos jem më kancelare”, i tha Merkel Shkollës së Menaxhimit të HHL në Leipzig, sipas Reuters.

Ajo u tha studentëve atje se herën tjetër kur të hyjë në institucionin arsimor do të qëndronte më gjatë, në krahasim me fjalimin e shkurtër të ditës së sotme.

Reuters raporton se tashmë është duke u pyetur nëse Merkel në tërësi do të vazhdojë në mandatin e saj.

Partnerët e koalicionit dhe partia e saj janë në rrezik të humbin mbështetjen për shkak të popullaritetit në rritje të ekstremistëve të djathtë, gjë që do të çojë në tensione edhe më të mëdha, thotë Reuters.

Merkel u tërhoq nga pozicioni i saj drejtues në Unionin Kristian Demokrat vitin e kaluar pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet parlamentare dhe tashmë njoftoi se ky do të ishte mandati i saj i fundit.