Bota Merkel: Ka prova për përpjekjet skandaloze të piraterisë ruse kundër Gjermanisë

Merkel: Ka prova për përpjekjet skandaloze të piraterisë ruse kundër Gjermanisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel konfirmoi sot se kishte prova për përpjekjet “skandaloze” të piraterisë ruse që kishte shënjestruar kancelarinë gjermane.

“Sinqerisht mund të them se kjo më bën të ndjehem keq. Çdo ditë, jam përpjekur të kem marrëdhënie të mira me Rusinë dhe nga ana tjetër ka prova të tilla që forcat ruse po e bëjnë këtë”, deklaroi kancelarja para deputetëve të mbledhur në Bundestag, edhe ai vetë viktimë e një sulmi kibernetik në vitin 2015, atribuar shërbimeve ruse.

Ajo iu referua një sulmi kibernetik që kishte prekur në vitin 2015 dhomën e deputetëve dhe shërbimet e saj.

Bundestag ka qenë në atë kohë viktimë e një sulmi kibernetik, atribuar GRU, shërbimi sekret ushtarak rus.

Hakerat kishin marrë paralelisht në këtë sulm kibernetik, sipas medias gjermane, të dhëna personale në postën elektronike të kancelares.