Bota Merkel kundër Macron për idenë e “Rilindjes Europiane”

Merkel kundër Macron për idenë e “Rilindjes Europiane”

Më pak se dy muaj pas nënshkrimit të një traktati të ri franko-gjerman, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron janë përplasur fuqishëm për të ardhmen e Europës në prag të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian që mbahen në maj.

Kancelarja gjermane Merkel mbështeti të hënën idetë kryesore të një platforme të re për Europën, të paraqitur nga trashëgimtarja e saj në CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer, e cila kundërshtonte hapur platformën e paraqitur nga Macron.

Përplasjet më të mëdha erdhën për prezencën e BE në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (UNSC), ku Franca është midis pesë anëtarëve të përhershëm
Gjermania ka bërë fushatë që BE-ja të përfaqësohet me një vend të përhershëm në OKB-së, së bashku me vendet fitimtare të Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania dhe Franca.

Duke iu kundërpërgjigjur platformës presidentit Macron, Kramp-Karrenbauer prezantoi një seri hapash që sipas saj do të conin unitetit europian. Duke iu referuar sigurisë së kontinentit, Berlini sugjeroi që Europa të operojë me një aeroplanmbajtës të përbashkët në të ardhmen.

Por pasardhësja e Merkelit hodhi poshtë gjithashtu disa nga qëndrimet e Macronit, veçanërisht për harmonizimin e politikës për mirëqenien sociale

Gjermania dhe Franca tradicionalisht janë parë si motorët e projektit europian dhe në fund të janarit Merkel dhe Macron nënshkruan një traktat të ri bashkëpunimi të ri. Por Macron dhe Merkel përfaqësojnë gjithashtu blloqe politike që janë rivalë në zgjedhjet e ardhshme evropiane.

Udhëheqësja veterane e Gjermanisë mbështeti mendimin e pasardhëses së saj, duke i konsideruar si hapa të sigurt drejt një Europe më të bashkuar. Berlini po ashtu doli kundër idesë së Macronit për koordinimin e pagave minimale në mbarë Evropën, duke argumentuar se “europianizimi i shërbimeve sociale dhe pagave minimale do të ishte mënyra e gabuar”.