Kryesore Merkel pas Samitit: Procesi i Berlinit synon të ndihmojë miqtë e Ballkanit...

Merkel pas Samitit: Procesi i Berlinit synon të ndihmojë miqtë e Ballkanit Perëndimor

Pas Samitit të Ballkanit Perëndimor, kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se procesi i Berlinit synon të ndihmojë miqtë e Ballkanit Perëndimor, drejt rrugës Europiane.

Lajmin e ka të ditur nëpërmjet një postimi në twitter, zëdhënësi i kancelares, Steffen Seibert.

“Procesi i Berlinit synon të ndihmojë miqtë tanë në Ballkanin perëndimor, në realizimin e Prespektivës Europiane. Lidhjet mes vendeve të Ballkanit Perëndimor po përmirësohen. Rinia po bën një punë të përbashkët në kërkimin shkencor”, shkruan Steffen Seibert.