Kryesore Merkel pas takimit me Ramën: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Merkel pas takimit me Ramën: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Gjermania do të mbështesë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kështu deklaron zyra e shtypit të Kancelares Angela Merkel, përmes një deklarate zyrtare pas takimit me Kryeministrin Edi Rama në Berlin. Deklarata thekson se pavarësisht problemeve të Shqipërisë, janë bërë përmirësime.

Gjithashtu në njoftim bëhet me dije se në fund të shtatorit, Bundestagu do të vendosë për hapjen e negociatave me Shqipërinë në samitin e BE në mesin e tetorit.

Kancelarja Angela Merkel priti të premten kryeministrin shqiptar Edi Rama në Kancelarinë Federale.

Bisedimet e saj u përqendruan në marrëdhëniet bilaterale, por edhe në çështjet e politikës evropiane dhe çështjet rajonale. Rama u prit nga Merkel me nderime ushtarake.

Në fund të shtatorit, Bundestag do të vendosë nëse Kancelarja Angela Merkel do bjerë dakord për hapjen e negociatave me Shqipërinë në samitin e BE në mesin e tetorit.

Gjermania mbështeti pranimin e Shqipërisë në NATO në 2009, dhe mbështet pranimin e shtetit të Ballkanit në Bashkimin Evropian.

Gjatë Konferencës së Ballkanit Perëndimor në Posen, më 5 korrik 2019, Kancelarja pranoi se pavarësisht vazhdimit të vështirësive politike, kishte përparim të rëndësishëm në të gjithë rajonin.

Gjermania ka një interes të fortë për të kontribuar në kushte të qëndrueshme, demokratike dhe kushtetuese në Shqipëri duke mbështetur procesin e transformimit të saj.

Më parë, Rama ishte në prill 2018 mysafir në Kancelarinë Federale për të diskutuar me kancelaren Merkel, ndër të tjera, gjendjen e afrimit të BE në Shqipëri.

Gjithashtu gjatë një takimi të Ballkanit Perëndimor në Prill 2019 në Kancelarinë Federale u zhvillua një diskutim dypalësh midis dy krerëve të qeverive“, shkruhet në faqen zyrtare.