Bota Merkel: Pres me padurim hapjen e një kapitulli të ri me Biden

Merkel: Pres me padurim hapjen e një kapitulli të ri me Biden

Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi se priste me padurim hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet gjermano-amerikane, në një mesazh urimi për presidentin e ri, Joe Biden.

“Urimet më të ngrohta me rastin e betimit tuaj si president, @POTUS Joe Biden dhe @VP Kamala Harris, një triumf i vërtetë për demokracinë amerikane”, thekson kancelarja, e cituar në një mesazh në Twitter nga zëdhënësi i saj, Steffen Seibert.

“Pres me padurim hapjen e një kapitulli të ri miqësie dhe bashkëpunimi gjermano-amerikan”, theksoi ajo.

Edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von Der Leyen përshëndeti presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden në një mesazh në Twitter.

“Faleminderit për fjalën frymëzuese të hapjes dhe për ofertën për të bashkëpunuar. Europa është gati për një fillim të ri”, thekson Von der Leyen.

Ky fillim i ri në SHBA-së është një periudhë që e kemi pritur prej shumë kohësh. Europa është gati për një nisje të re”, theksoi Von der Leyen, duke folur për betimin e Joe Biden si presidenti i SHBA.

Pas katër vitesh të gjata, Europa do të ketë më në fund një mik në Shtëpinë e Bardhë”, nënvizoi Von der Leyen.

“Ne presim nga qeveria e re amerikane që t’i bashkohet përpjekjeve tona në luftën kundër COVID-19 dhe do t’i propozojmë SHBA-së të rifillojmë sërish punimet për të forcuar gatishmërinë dhe përgjigjen dhe përgjigjen ndaj pandemisë gjatë samitit të G20-s në Romë”, shtoi Von der Leyen.