Bota Merkel: Të bëjmë gjithçka që është e mundur për klimën

Merkel: Të bëjmë gjithçka që është e mundur për klimën

Kancelarja gjermane, Angela Merkel bëri thirrje për të bërë gjithçka që është e mundur nga ana njerëzore për t’iu përgjigjur ndryshimeve klimatike dhe premtoi për të bërë gjithçka që është në kompetencën e saj për këtë çështje, gjatë një fjalimi në Universitetin e Harvardit.

”Ne mundemi dhe duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur nga ana njerëzore për të menaxhuar këtë sfidë për njerëzimin”, deklaroi kancelarja, pasi qeveria është akuzuar si e vonuar në marrjen e masave të nevojshme për të ulur emetimet e gazeve me efekt serrë.

“Është ende e mundur, por secili nga ne duhet të japë kontributin e tij, dhe e pohoj këtë me një dozë autokritike, për të bërë më të mirën”, shtoi ajo në një fjalim kryesisht në  gjermanisht, gjatë ceremonisë tradicionale të dorëzimit të diplomave të universitetit prestigjioz amerikan.

”Nisur nga ky fakt, unë do të bëj gjithçka që është në detyrën time, në mënyrë që Gjermania të arrijë qëllimin për neutralitetin klimatik deri në 2050”, përfundoi kancelarja, së cilës iu dha një doktoratë nderi nga ana e universitetit.