Politika Merkel: Të hapen brenda vitit kapitujt e negociatave me Tiranën dhe Shkupin

Merkel: Të hapen brenda vitit kapitujt e negociatave me Tiranën dhe Shkupin

Të hapen kapitujt e negociatave brenda vitit. Kjo është dëshira e kancelares gjermane Angela Merkel për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e shprehur sot në Parlamentin Europian.

Berlini zyrtar sapo ka marrë presidencën 6-mujore të BE-së, dhe ndër prioritetet e shpalosur Merkel ka cituar pikërisht rrugëtimin europian të Tiranës dhe Shkupit.

“Duhet të hyjmë në diskutime me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, ishin fjalët e kancelares, që shtoi se kjo do të ishte shenjë e perspektivës së anëtarësimit të dy vendeve ballkanike.