Aktualitet Merr flakë automjeti në parkingun e një qendre tregtare te ish “7...

Merr flakë automjeti në parkingun e një qendre tregtare te ish “7 xhuxhat”

Policia e Tiranës ka njoftuar se mbrëmjen e së premtes, rreth orës 22:00, në një automjet në parkingun e një qendër tregtare, në bulevardin “Bajram Curri”, ka rënë zjarr.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.