Aktualitet Merr flakë banesa, humb jetën 42-vjeçari

Merr flakë banesa, humb jetën 42-vjeçari

Një zjarr i rënë në një shtëpi në fshatin Vërdovë të Pogradecit i ka marrë jetën një 42-vjeçari. Sipas Policisë 42-vjeçari jetonte i vetëm në banesë. Mësohet se viktima Nardi Xhukellari vuante nga problemet mendore dhe shkak për zjarrin është bërë rezistenca e ngrohjes.

Njoftimi i Policisë

Më datë 18.01.2021, rreth orës 06:00, në fshatin Vërdovë, Pogradec, ka rënë zjarr në një banesë, në katin e dytë të së cilës jetonte i vetëm shtetasi N. Xh., 42 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.