Aktualitet Merr fund ankthi, Policia gjen 13-vjeçaren në Tiranë

Merr fund ankthi, Policia gjen 13-vjeçaren në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë.

Policia ka bërë të ditur se një person ende i paidentifikuar, ka marrë jashtë dëshirës në automjet një 13 vjeçare dhe është larguar.

13-vjeçarja, me inicialet S.B., ka qenë së bashku me motrën e saj dhe është rrëmbyer sapo ka zbritur nga furgoni i shkollës. Sipas dëshmisë të së motrës dhe të gjyshes, e cila ishte në ballkonin e shtëpisë dhe po priste vajzat, një person ka zbritur nga një makinë “Fiat”, ngjyrë e kuqe, i ka dhënë diçka në gojë vajzës dhe më pas e ka tërhequr jashtë dëshirës së saj.

Familjarët kanë bërë të ditur se vajza vuan nga diabeti i kategorisë së parë dhe kjo do të thotë se duhet të marrë katër herë në ditë insulinë, ndaj dhe ata bëjnë apel se nëse kemi të bëjmë me një largim të vajzës ajo duhet të kthehet sa më parë.