Aktualitet Merr fund arratia e dy shqiptarëve që u arratisën nga burgu i...

Merr fund arratia e dy shqiptarëve që u arratisën nga burgu i Koridhalos

Merr fund arratisja e dy shqiptarëve, të cilët kaluan qelitë e hekurave të burgut grek Koridhalos në prag të Vitit të Ri.

Mediat greke thonë se dy të arratisurit  Elvis Pepa dhe Leonard Pepa u kapën pas një operacioni të organizuar nga Divizioni i Sigurisë së Attikës, i cili gjithashtu u mbështet nga ECAM.

Sipas mediave greke, dy shqiptarët u gjetën në një shtëpi të djegur në Mati.

Shqiptarët ishin të armatosur por nuk bënë rezistencë, duke iu dorëzuar policisë.

Shqiptarët Elvis Pepa dhe Leonard Pepa ishin dënuar për vjedhje dhe grabitje të të moshuarve.