Bota Merr fund pas 10 orësh pengmarrja në një sinagogë Teksas, vritet autori

Merr fund pas 10 orësh pengmarrja në një sinagogë Teksas, vritet autori

Katër personat e marrë peng në një sinagogë në Teksas janë liruar të padëmtuar ndërsa autori i pengmarrjes është deklaruar i vdekur pas më shumë se 10 orë pasi hyri në objektin e kultit.

Personi i armatosur fillimisht mori katër persona peng, përfshirë drejtuesin e sinagogës. Një prej personave të marrë peng u lirua 6 orë më vonë.

FBI mori pjesë në operacionin për lirimin e tre pengjeve të tjera. Mediat lokale raportojnë se janë dëgjuar zhurma të shpërthimit me eksploziv si dhe të shtëna para se guvernatori Greg Abbott të deklaronte fundin e operacionit.

FBI thotë se e ka konfirmuar identitetin e personit të armatosur, por nuk do ta bëjë publik për momentin për shkak të hetimeve, gjithashtu nuk ka dhënë detaje edhe për shkaku e vdekjes së pengmarrësit.

Pengmarrja nisi në orën 10:41 të së shtunës dhe sipas hetuesve, pengmarrësi kërkoi që të fliste me një grua që po mbahej në burg, ndërsa lutjet në sinagogë po transmetoheshin live.

Ai madje kërkoi lirimin e Aafia Siddiqui, një neuroshkencëtare nga Pakistani që po mbahet e burgosur për lidhje me Al Kaedan pasi është përpjekur që të vrasë një oficer amerikan në Afganistan.

Autori u dëgjua duke folur për besimin dhe motrën e tij ndërsa vazhdimisht përsëriste se nuk donte që askush të dëmtohej.