Aktualitet Merret peng një person në Kamëz

Merret peng një person në Kamëz

Foto ilustruese

Një person dyshohet se është marrë peng në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur këtë të premte rreth orës 11:44 në rrugën “London”. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti të çastit mes disa personave.

“Rreth orës 11:44, në rrugën “London”, Kamëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Në vendin e ngjarjes është gjetur automjeti i personit që dyshohet se është marrë peng. Ndërkohë policia është vënë në ndjeje të automjetit tjetër, i cili u largua menjëherë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.