Aktualitet Merrte mijëra euro nga emigrantët sirianë, arrestohet në Gramsh 44-vjeçari

Merrte mijëra euro nga emigrantët sirianë, arrestohet në Gramsh 44-vjeçari

Po transportonte 9 emigrantë sirianë, kundrejt mijëra euro shpërblim, por 44-vjeçari banues në Durrës është kapur në flagrancë nga forcat e rendit.

Sirianët kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Greqia, duke hyrë në Korçë, dhe nga aty ishin marrë nga shtetasi F.M. kundrejt një pagese që variante nga 440-1000 euro për person.

Emigrantët dhe shqiptari u bllokun në unazën e Gramshit, nga forcat e policisë lokale dhe specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.