Extra Mes gjithë yjeve të kinemasë, një vajzë e panjohur vjedh gjithë vëmendjen...

Mes gjithë yjeve të kinemasë, një vajzë e panjohur vjedh gjithë vëmendjen në ceremoninë e “Golden Globes”

Nëse ka një person që vodhi të gjithë vëmendjen në tapetin e kuq të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Golden Globes”, ajo është Kelleth Cuthbert.

Emrin jemi të sigurt që nuk e keni dëgjuar asnjëherë, ashtu siç jemi të sigurt që fytyrën e saj e keni parë në 99% të fotove të “Golden Globes” që keni hasur në internet.

Kjo modele që i bënte promocion ujit Fiji në “Golden Globes”, ka prishur thuajse të gjitha fotot e të famshmëve në tapetin e kuq, duke qëndruar në sfond.

E veshur me një fustan blu dhe një tabaka me shishe e gota uji në dorë, modelja shihet teksa pozon në pjesën më të madhe të fotove në tapetin e kuq, mbrapa kurrizit të VIP-ave.

Prania e saj thuajse në çdo foto, nuk ka kaluar pa u vënë re nga përdoruesit e Twitter dhe rrjeteve të tjera sociale.

Vajza tani është bërë meme-ja më e famshme e internetit dhe imazhi i saj po përdoret thuajse në çdo skenë të “Golden Globes”, madje edhe aty ku nuk ka qenë e pranishme.

View this post on Instagram

????

A post shared by Kelleth Cuthbert (@kellethcuthbert) on