Kryesore “Mesatarja e vdekjeve në Shqipëri, mbi atë botërore”, Rama: Pa masat ekstreme...

“Mesatarja e vdekjeve në Shqipëri, mbi atë botërore”, Rama: Pa masat ekstreme do kishim me qindra viktima

“Zëri i Amerikës” raportoi sot se ndërsa mesatarja botërore e vdekjeve në raport me numrin e të infektuarve është afërsisht 5 përqind, në Shqipëri ajo është diku te 5.8 përqind.

Por duke folur në emisionin “Opinion”, kryeministri Edi Rama tha se nëse vendi nuk do kishte marrë masat që ka zbatuar deri më sot, Shqipëria do ishte kampion bote me numrin e viktimave, ndërsa theksoi se nuk dëshiron të bëjë garë se kush shtet ka më shumë të pajetë.

Gazetari: Kemi numrin më të lartë të të vdekurve në Ballkan.

Rama: Ne nuk e kemi, të lutem se nuk numërohen në mënyrë të tillë sepse…për të bërë krahasime duhet të nisemi nga një kriter, kriteri që përdoret nga ata që janë në brendësi të kësaj lufte është numri i vdekjeve për 1 milion banorë.

Po të nisemi nga kjo, ne kemi 5.6, pra, në mesatare jemi pak a shumë në të njëjtin nivel, por ne jemi vendi ku epidemia filloi, u shfaq, ishim më përpara se të tjerët, për shkak të Italisë, po të shikoni numrat, ishim me më shumë vdekje se të tjerët në gjithë zonën, por gjërat po ndryshojnë, por unë s’dua të bëj garë se kush vend ka më shumë të vdekur.

Di që mesatarja është 5.1, vlerësoheni vetë ku është Shqipëria.

Në skenarin tonë optimist, pa masat ekstreme që morëm sot ne do ishim kampion bote, ne sot do kishim 80 të vdekur e në skenarin e moderuar do kishim kaluar 100, nëse nuk qëndrojmë në këtë barrikadë do kishim shkuar me mijëra viktima.