Aktualitet Mesazhet në celular zbulojnë grupin shqiptar të kokainës në Londër, banda kishte...

Mesazhet në celular zbulojnë grupin shqiptar të kokainës në Londër, banda kishte 2 mijë klientë

Një grup kriminal shqiptar në Londër që shiste kokainë u zbulua përmes telefonave. Ata kishin 2 mijë klientë, që u çonin sasinë e kokainës që ata kërkonin. Këtyre 2000 klientëve të zbuluar nga telefonat që iu kapën grupit të shqiptarëve, policia u ka dërguar SMS duke u ofruar ndihmë për të hequr dorë nga varësia e kokainës.

Mesazhet i janë dërguar të gjithë numrave të gjetur në dy celularë që përdoreshin nga shqiptarët për t’u lidhur me klintët që u shisnin kokainë.

Në mesazhet që janë dërguar nga policia thuhej se tashmë shitësit e tyre të kokainës janë arrestuar dhe se përmes mekanizmave të ndryshëm ofrohej ndihmë për t’i larguar ata nga varësia e kokainës.

Grupi kriminal shqiptar që kishte ngritur një klientelë prej 2000 persona, kryesisht bankierë dhe financierë të zonës “City of London” zemra e aktiviteteve financiare në Angli do të arrestohej pas një hetimi 8 mujor, që ka vijuar më përgjime e ndjekje në terren.

Në pranga ranë 12 shqiptarë, të cilëve iu kapën 1.2 kg kokainë me vlerë 144.000 paund, dokumente të falsifikuara dhe 20.000 paund cash. Antarët e këtij grupi kriminal u dënuan nga 25 deri 64 muaj burg. Nga hetimet dhe vendimi i gjykatës, dy drejtuesit e grupit që shpërndante kokainë ishin Bledar Ponari 28 vjeç dhe Fjoralb Fera.