Politika Mesazhi i Pashkës Ortodokse/ Janullatos: Të transmetojmë dritën e shpresës të mospasjes...

Mesazhi i Pashkës Ortodokse/ Janullatos: Të transmetojmë dritën e shpresës të mospasjes frikë që na fali Krishti

Krypeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë ju ka drejtuar një mesazh urimi të gjithë besimtarëve ortodoks me rastin e ditës së Pashkëve duke u thënë, Krishi u ngjall, le të besojmë te shpresa për të mos pasur frikë nga COVID-19.

Ne mesazhin e tij, Kryepeshkopi Anastas Janullatos uroi Pashkë të Mbara.

“Le t’i kundërvihemi kësaj pandemie me të mospasur frikë, që na fal Krishti i kryqëzuar dhe i ngjallur. Një mospasje frike plot me paqe dhe solidaritet. Sivjet nuk do mund ta transmetojmë dritën e ngjalljes nga njëra vatër te tjetra. Le të transmetojmë dritën e shpresës të mos pasjes frikë që na fali Krishti nga njëra zemrën në zemra të tjetra. Krishti u ngjall.

Frika është një këshilluese e keqe e njeriut. Ajo depërton me mënyra të ndryshme në mendimin dhe në vullnetin tonë, duke na ulur rezistencën dhe kreativetin. Te njeriu frikën e shkaktojnë shkaqe të ndryshme: konfliktet e armatosura, katastrofat natyrore, sëmundjet epidemike, si pandemia e tanishme e COVID-19, që ka tronditur mbarë njerëzimin. Në nivelin personal frikë shkaktojnë armiqësitë, padrejtësitë, konfliktet e ndryshme individuale, por shpesh edhe dobësitë tona. Frika njerëzore kulmon veçanërisht kur njeriu ndodhet para vdekjes.

Sot, mendimi dhe sjellja jonë janë robëruar nga koronavirusi. Por, ne nuk duhet ta lejojmë këtë armik të padukshëm të na gjunjëzojë. Teksa qëndrojmë në shtëpi, nuk duhet të izolohemi, përkundrazi, le ta mbështesim njëri-tjetrin, me fjalë dhe veprime të thjeshta, me heshtje të dhembshur, me dëshirë të mirë dhe gëzim. Për më tepër nuk duhet të kufizohemi duke mbështetur vetëm familjen tonë; le ta zgjerojmë interesimin tonë edhe te miqtë, tek ata që ndodhen afër dhe larg. Është nevojë urgjente që të marrim pjesë në betejën për çlirimin nga sindroma e frikës, e cila po përhapet rreth nesh në mënyrë të pakontrolluar. Nuk do të na braktisë Perëndia! Diçka e mirë do të dalë edhe nga kjo sprovë e madhe. Kjo luftë, e paparë ndonjëherë, do të fitohet me anë të mobilizimit të përgjithshëm, mbarënjerëzor të solidaritetit”, tha Kryepeshkopi Janullatos.