Politika Mesi: Basha ka bërë thirrje për mosbindje civile

Mesi: Basha ka bërë thirrje për mosbindje civile

Deputetja e PS-së Senida Mesi për “ABC news” është shprehur se lideri i opozitës Basha u ka bërë thirrje qytetarëve për mosbindje civile. Duke folur për protestë që pritet të mbajë opozitë më 16 Mars, Mesi është shprehu se është pro tubimeve qytetare por kundër dhunës.

Senida Mesi: Në lidhje me protestën që do mbahet pas dy ditësh sigurisht në sistemet demokratike çdo protestë është legjitime. Qytetarët kanë të drejtë  të protestojnë për problematika të ndryshme. Dhe qeverisja në rastin konkret mazhoranca, qeveria PS është aty për t’i dëgjuar. Po bën të njëjtën gjë me pjesën e protestës së studentëve dhe duam të bëjmë të njëjtën gjë me gjithë problematikat që kanë qytetarët.

Juli Xhokaxhi: Nuk është e njëjta gjë. Protesta e studentëve ishte një protestë spontane, jo partiake, pa grup organizativ, ishte krejt tjetër gjë. Flasim për proteus qytetarë të organizuara nga pati politike dhe është krejtësisht tjetër gjë.

Senida Mesi: Është një protestë politike, është një protestë e dizenjuar, e orkestruar e ngjitur nga opozita. Dhe çdo gjë që opozita sot kërkoj janë çfarë, dy elementë: nuk pranon legjitimitetin e qeverisë dhe kërkon ndërrimin e pushtetit, kërkon largimin e Kryeministrit.

Juli Xhokaxhi: Jo nuk kërkon ndërrimin e pushtetit. Që të jemi korrekt kërkon largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore që çon vendin në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këto janë zyrtarisht kërkesat pavarësisht formulave të tjera që ka thënë zoti Basha, që ka kërkuar reforme kushtetuese, reforme elektorale, ndryshim të sistemit politik. nuk i keni lënë lirinë e fjalës lirinë e sipërmarrjeve politike, le ti quajmë kështu brenda institucioneve të Parlamenti sikurse pretendon opozita.

Senida Mesi: Aty ishte zoti Basha në Kuvend. Më pëlqen të flas me shifra sepse shifrat asnjëherë nuk të lënë hapësirë manipulimi. Nëse i referohemi shifrave, për herë të parë në Parlamentin e Shqipërisë lideri i opozitës flet dy herë më shumë sesa lideri i mazhorancës, nëse i referohemi dhe faktit që nuk kanë marrë pjesë në 18 seanca plenare. Ata të rrinë në Kuvend dhe të bëjnë betejën e tyre aty dhe mund të dalin në protestë paqësore ama dhe jo të bëjnë thirrje për dhunë.

Juli Xhokaxhi: Kur është bërë thirrje për dhunë?

Senida MesiPara dy javësh është bërë thirrje për dhunë. Është bërë thirrje ati-ligjore, anti-kushtetuese, anti-institucion.

Juli Xhokaxhi: Kush e ka bërë, nuk e kemi dëgjuar?

Senida Mesi: Liderin e opozitës nuk e keni dëgjuar zotin Basha… për mosbindje civile kur fton qytetarët për mosbindje civile, fton qytetarët që të mos i binden asnjë institucioni, që nuk njohin asnjë-lloj institucioni.

Juli XhokaxhiPor kjo nuk është dhunë, kjo është një e drejtë. Ky është instrument politik.

Senida Mesi: Fton qytetarët për të nxitur dhunë.

Juli Xhokaxhi: Po kur, në ç’mënyrë ne nuk e kemi dëgjuar ndonjëherë të nxitet dhunë?

Senida Mesi: Si nuk e keni dëgjuar. Nuk e keni parë që nuk janë lejuar deputetët të hyjnë Kuvend