Politika Mesila Doda: Pse i thashë Tahirit se do ta varja te palma!

Mesila Doda: Pse i thashë Tahirit se do ta varja te palma!

Mesila Doda, tashmë deputete në Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ishte e ftuara e rradhës në emisionin “Vila 24”.

Në një rrëfim tepër të sinqertë, lidhur me natyrën e saj kritike, ajo tha se njerëzit duhet të pranohen ashtu siç janë.“Kudo mundohem të jem e mbarë në marrëdhëniet me njerëzit”.

Për Mesilën, miqtë e saj më të mirë janë ata të gjimnazit. E njohur për natyrën e saj luftarake, sidomos në debatet televizive, Dode dikur ka guxuar me modelin e saj të flokëve duke na kujtuar Julia Timoshenkon.Risultati immagini per mesila dode me modelin e flokeveImage result for yulia tymoshenko

E pyetur për politikën, Mesila tha se përgjithësisht është shumë e padrejtë.

“Ti varesh nga kryetari i partisë, edhe pse s’ke fare arsye të varesh nga ai. Mund të kesh shumë talent, shumë më talent sesa kryetari dhe prapë je i detyruar të dëgjosh atë”.  Mesila sqaroi edhe njëherë arsyen e largimit të saj nga PD.
“Unë isha në kontradiktë prej dy vjetësh me lidershipin e PD. Prej kësaj është. Vazhdoj të mendoj që Olldashi do ishte lideri i vërtetë i PD-së”.

Shkaqet e largimit, ishte mosbindja ndaj gjërave që ajo mendonte se ishin abuzive në PD, ndërsa pohon se Basha është një person që nuk e mban fjalën

Doda nuk lë pa komentuar edhe deklaratën e saj kundër Tahirit se do ta varte te palma e kryeministrisë. “Edhe mua nuk më lanë gjë pa më thënë aty. Por sapo dolëm nga emisioni ne folëm me Tahirin. Por edhe gjërat e rënda që më kanë thënë mua nuk i mban mend njeri”.

Në lidhje më fëmijët e saj dhe orientimin e tyre të mundshëm drejt politikës ajo tha se:

“Vajza është shumë krijuese si natyrë, por ndoshta kur të rritet do të ketë objektiva më të qarta”. Mesila është një kuratore e kujdesshme por që sipas saj nuk e ka një qëllim në vetvete.  Sa i takon miqësisë me koleget e tjera në politikë ajo u shpeh se Albana Vokshi është mikja e saj më e mirë.  “Me të kam një miqësi të vjetër. Por edhe Monika Kryemadhi, Olta Xhaxhka, Majlinda Bregu, janë disa nga mikeshat e tjera të mia. Për mua gratë në politikë janë vlera e këtij vendi dhe në politikë janë akoma më të mira”.

Image result for mesila doda dhe albana vokshi

Së fundmi, Mesila solli në vëmendje edhe eksperiencën e saj si kryetare e AMA-s. “E di që ndaj medias ka një presion të panevojshëm. Megjithatë e keqja nuk vjen nga media. Ato kanë rolin e tyre të rëndësishëm, të padiskutueshëm dhe demokratik”.