Extra Mësim humanizmi nga 9-vjeçari! Heq këpucët dhe ia vesh djalit të pastrehë...

Mësim humanizmi nga 9-vjeçari! Heq këpucët dhe ia vesh djalit të pastrehë (VIDEO)

Një djalë i vogël nga Malajzia vuri re një të pastrehë në rrugë dhe vendosi që t’i dhuronte diçka që ai nuk e kishte.

Cheikh Faizal po ecte me babain e tij në Kuala Lumpur, një zonë e njohur ku qëndrojnë personat e pastrehë.

9-vjeçari u ndje keq kur pa një djalë në moshën e tij që po qëndronte këmbëzbathur dhe donte të bënte diçka për të.

Ai hoqi këpucët e çorapet dhe iu afrua vogëlushit për t’ia veshur sikur të ishte vëllai i tij.

Babai i Cheikh vendosi ta filmonte që ti tregonte të gjithëve se mund të dhurojnë pak lumturi tek personat e pastrehë.