Sport Messi dhe De Jong jashtë listës së Champions, Koeman shpjegon vendimin

Messi dhe De Jong jashtë listës së Champions, Koeman shpjegon vendimin

Barcelona do të luajë ndeshjen e katërt në Champions League në transfertën e Dynamo Kiev. Ajo që ra në sy ishte lista e katalanasve për këtë takim, pasi u vunë re mungesat e Lionel Messit dhe Frenkie De Jong.

Është trajneri Koeman ai që ka shpjeguar këtë vendim në konferencën për shtyp para duelit, duke konfirmuar se nuk ka asnjë polemikë mes tyre.

“Ne kemi vendosur të mos i grumbullojmë Messin dhe De Jong në Kiev sepse kemi shumë lëndime të tjera dhe situata për ne në Champions është e qetë. Është koha që dikush duhet të pushojë”, deklaroi holandezi.

Barcelona renditet në vendin e parë në grupin G me nëntë pikë të plota pas tre ndeshjeve të para. Ndeshja e nesërme është parashikuar të zhvillohet në orën 21:00 dhe katalanasit duhet të luajnë pa kapitenin e tyre.