Sport Messi-Mbappe një dështim, Bayern likuidon pa probleme PSG-në. Milan në çerekfinalet e...

Messi-Mbappe një dështim, Bayern likuidon pa probleme PSG-në. Milan në çerekfinalet e Champions pas 11 vitesh

PSG e pëson sërish nga Bayerni i Mynihut që në 180 minuta meritoi kualifikimin në çerekfinale duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 3-0 pas fitores tjetër në “Mundhen Arena” dy javë më pas, këtë herë me golat e Choupo-Moting dhe Gnabry.

Gjithcka ndodhi në pjesën e dytë kur Verrati fali një top që ia rrëmbeu Goretzka dhe me një pasim të artë për sulmuesin kamerunas zhbllokoi ndeshjen.

Shuplakë nga e cila PSG nuk e mori më veten duke mos bërë asgjë për ta rihapur ndeshjen madje në fund pranoi disfatën me një gol tjetër të pësuar nga Gnabry.

Dy yjet e ekipit francez, Messi dhe Mbappe nuk lanë asnjë gjurmë në fushë.

Champions League përshëndetet nga dy yjet e botërorit, ndërsa Bayern Munchen siguroin çerekfinalen e radhës me objektiv suksesin pas 3 vitesh mungesë pasi të fundit trofe gjermanët e fituan pikërisht në finalen me PSG në vitin e pandemisë 2020.

Milan rikthehet në çerekfinalet Champions pas 11 vitesh

Pas plot 11 vitesh, Milan kthehet në tetë klubet më të mira të Europës.

90 minutat e Londrës nuk rezultuan dhe aq të frikshme sa kërcënuan t’i bënin lojtarët e Tottenham që goditën kuadratin vetëm një herë në të gjithë ndeshjen, duke iu dorëzuar kamionëve të Italisë, një skuadër e superorganizuar në fushën e lojës, duke mos lënë asnjë hapësirë ndërsa dalja e Romeros në pjesën e dytë e bëri edhe më të thjeshtë për skuadrën nga Milano.

180 minuta që në total i japin të drejtë ekipit kuqezi që rikthehet pas 11 vitesh kur mundën Arsenalin në sezonin 2011-2012. Një përjetësi për skuadrën italiane e mësuar me kompeticionin që e ka fituar plot 7 herë në historinë e saj.

Me barazimin pa gola, Antonio Conte largohet me kokën ulur nga kjo përballje e dyfishtë duke i lënë rrugë të lirë Stefano Piolit dhe bandës së tij që duhet të presin 15 marsin për të mësuar emrin e kundërshtarit të radhës.