Sport Messi ose Salah, zbardhet megaprojekti i PSG-së për sezonin e ardhshëm

Messi ose Salah, zbardhet megaprojekti i PSG-së për sezonin e ardhshëm

Të eleminuarit nga Champions-i dhe problemet në Ligue 1 për ta rifituar titullin e kampionit, nuk janë pengesa për PSG-në që të fillojë të hartojë një megaprojekt të ri për sezonin e ardhshëm, në të cilin ka vend për Leo Messi. Të paktën kështu bën me dije “Le Parisien”, gazetë shumë afër kryeqytetasve francezë.

Qëllimet e klubit për të forcuar ekipin në merkaton e verës janë: një yll botëror, një mesfushor dhe një mbrojtës i djathtë. Ylli i botës do të ishte Messi. Në fakt, “Le Parisien” siguron se klubi ka nisur kontaktet me agjentët e yllit argjentinas. Ata e llogarisin kapitenin e Barçës për sezonin e ardhshëm, bashkë me Neymar dhe Mbappé.

Sidoqoftë, ky plan i PSG-së për të bërë bashkë një trident të karakteristikave të Messit, Neymar dhe Mbappe nuk është i konsoliduar. Përveç bindjes së Messit për t’u bashkuar me projektin, do të duhet të bëjë të njëjtën gjë edhe Mbappé, duke rinovuar kontratën e tij, diçka që nuk është e qartë. Nëse Messi nuk do ta pranonte propozimin e PSG-së, klubi parizien do të hidhej në sulm për Mohamed Salah.

Për të përforcuar mesfushën, skuadra e Pochettino menaxhon dy opsione: Georginio Wijnaldum, 30 vjeç, i cili përfundon kontratën e tij me Liverpool; dhe lojtari i ri premtues francez, vetëm 18 vjeç, Eduardo Camavinga. Sa i përket mbrojtësit të djathtë, sipas “Le Parisien”, njeriu i zgjedhur është Serge Aurier.