Sport Messi: Ronaldo Nazario sulmuesi më i mirë, Ronaldinho më ka ndihmuar shumë

Messi: Ronaldo Nazario sulmuesi më i mirë, Ronaldinho më ka ndihmuar shumë

Lionel Messi ka folur gjerë e gjatë për shumë çështje në futbollin. Ai ka folur për VAR-in, më të mirin e historisë dhe një sërë çështjesh të tjera që kanë ndikuar në karrierën e tij.

VAR – “Më pëlqen VAR-i nëse përdoret mirë. Ajo çfarë nuk më pëlqen është se u vendos për të larguar dyshimet, por ende nuk po e bën këtë. Në fund, të gjitha vendimet merren sërish nga gjyqtarët, ose një gjyqtar para monitorit, dhe nuk është i bazuar vërtetë tek shpejtësia e aksionit. Është diçka shumë e mirë, por që nuk përdoret si duhet”.

Kolegët – “Ronaldino më ka ndihmuar shumë. Isha vetëm 16-17 vjeç kur ndaja dhomat e zhveshjes me gjigantë të futbollit dhe kjo ishte e vështirë. Ronaldinho më ka përkrahur dhe më ka bërë të ndihem më mirë dhe u përshtata shpejt. Në fushë, gjithmonë shikoja për të, por nuk kishim shumë vite për të luajtur së bashku. Nuk kemi luajtur shumë në atë periudhë. Do të më pëlqente të luaja më gjatë me Ronaldinhon. Kam luajtur 5 vite me Luis Suarezin. Të luash çdo 3 ditë, ju e dini si luan tjetri. Kemi fëmijë në të njëjtën moshë dhe shpenzojmë shumë kohë dhe jashtë futbollit, marrëdhënia jonë forcohet çdo ditë”.

Ronaldo – “Ronaldo (Nazario) ishte fenomen. Ai ishte sulmuesi më i mirë që kam parë nga të gjithë sulmuesit. Ishte i pabesueshëm”.

E ardhmja – “Nuk po mendoj të largohem nga Barcelona. Kam një ëndërr që të luajë për Newell’s, por nuk e di a do të ndodhë. Kam një familje që vjen para dëshirave të mia”.